Zyrtarizohet marrëveshja, Shpendi rinovon me Empolin
2026-03-11 - 18:25
Tani është zyrtare. Stiven Shpendi ka rinovuar kontratën me Empolin në Serie B. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Sulmuesi shqiptar do të qëndrojë te kjo skuadër, të paktën deri në vitin 2029. 22-vjeçari në këtë sezon ka realizuar 10 gola në 26 ndeshje të luajtura me Empolin.
Share this post: