Zhvillohet sot në Tiranë Ministeriali i Korridorit VIII, në fokus zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi rajonal
2026-02-18 - 07:24
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë do të mirëpresë sot Ministerialin e Korridorit VIII, me fokus avancimin e bashkëpunimit strategjik në fushën e ndërlidhjes, qëndrueshmërisë dhe integrimit rajonal. Sesioni ministror nis në orën 10:00 në Pallatin e Brigadave dhe do të drejtohet nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.
Share this post: