TheAlbaniaTime

Vlorë, “plas” grushti pas gjobës për parkim të gabuar. 43-vjeçari dhunon efektivin e policisë bashkiake, vihet në pranga

2026-03-13 - 19:44

Një 43-vjeçar në Vlorë dhe një efektiv i policisë bashkiake janë përfshirë në një konflikt fizik mes tyre, pas vendosjes së një gjobe për parkim të gabuar. Ka qenë 43-vjeçari i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj policit 28-vjeçar. Policia ka ndërhyrë menjëherë duke e arrestuar autorin e sulmit. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë

Share this post: