Vinte nga Greqia në Shqipëri, bllokohet 1 ton mjaltë pa dokumentacion në Kapshticë
2026-03-01 - 08:34
Dega e Doganës Kapshticë ka bllokuar rreth 1 ton mjaltë, sasi që nuk kishte dokumentacionin përkatës për të vërtetuar sigurinë ushqimore të produktit. Sasia e ardhur për import dhe tregtim në vendin tonë është bllokuar në magazinën doganore deri në kryerjen e të gjitha analizave dhe procedurave të kërkuara ligjore. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
Share this post: