VIDEO/ Risia e Sylvinhos në listë, shënon gol në Poloni
2026-03-21 - 18:11
Risia e Sylvinhos për ndeshjen ndaj Polonisë, Bujar Pllana është shfaqur protagonist. Mbrojtësi realizon gol në elitën e kampionatit polak me fanellën e Lechia Gdansk, në ndeshjen ndaj Pogon Szczecin. Në minutën e 11-të, Pllana shfrytëzoi në maksimum një krosim të Ivan Zhelizko, duke dërguar topin në rrjetë me një goditje të saktë me kokë.
Share this post: