TheAlbaniaTime

VIDEO/ Aksident në Fier, “Audi” përplaset me kamionçinën, tre të plagosur

2026-03-13 - 16:54

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën dytësore drejt fshatit Baltëz në Fier. Një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin Rrapi Mile është përplasur me automjetin tip “Nissan” kamionçinë me drejtues shtetasin Alban Hebeja. Si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i kamionçinës dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të janë lënduar.

Share this post: