VIDEO/ Aksi prej 500 m i degraduar, banorët e Thumanës në protestë, bllokojnë qarkullimin nënkalimin e autostradës Thumanë-Kashar
2026-02-28 - 10:14
Banorët nga fshatrat e Njësisë Administrative Thumanë protestuan sot për të tretën herë radhazi pranë nënkalimit të autostradës Thumanë-Kashar, duke bllokuar për rreth një orë qarkullimin. Shkak i protestës është shkatërrimi i rrugës së Gramzës, e cila përdoret nga automjetet që devijojnë nga aksesi kryesor i autostradës, si dhe mosinteresi i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARSh)
Share this post: