Ulja e temperaturave/ Rikthehen reshjet e borës në disa zona të qarkut të Dibrës
2026-01-30 - 10:37
Rikthehen reshjet e borës në zonat e thella të qarkut Dibër. Reshjet janë regjistruar në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës, Zall-Reç, Selishtë, Muhurr, Trebishtë, si edhe në zonën e Martaneshit. Ndërkohë deri në këto momente nuk raportohen probleme, ndërsa qarkullimi rrugor vijon normalisht. Autoritetet mbeten në monitorim të situatës në rast përkeqësimi të kushteve
Share this post: