TheAlbaniaTime

Ulet çmimi i naftës 5 lekë për litër, arrin 193 në pikat e pakicës në Tiranë

2026-03-11 - 14:14

Ditën e sotme është ulur me 5 lekë për litër çmimi i naftës në pikat e pakicës së karburanteve në Tiranë. Çmimi nga 198 lekë që arriti dje, sot ka shënuar vlerën e 193 lekë për litër. Sipas vëzhgimit të “Monitor” ulje të çmimit me 5 lekë ka pasur te pikat e kompanisë “Elda”te zona e Bërrylit, te pika e “Kastratit” te Xhamllëkut dhe te pika e kompanisë “Bolv” te Pazari i Ri. Shoqata e Hidrokarbureve e kontaktuar nga “Monitor” tha se rënia e çmimit te pakica reflektoi ndryshimet e çmimeve të shitjes së naftës në bursa. Pavarësisht rënies së çmimit të naftës ditën e sotme, tarifa mbetet ende 18 lekë për litër më e lartë krahasuar me periudhën para nisjes së Luftës në Lindjen e Mesme. Çmimi i shitjes pas nisjes së sulmeve ishte 175 lekë për litër. Ndërkohë ditën e djeshme çmimi i naftës arriti rreth 200 lekë për litër. Përsahpejtimi i rritjes së çmimit të naftës solli që përfaqësues të qeverisë të zhvillojnë një takim me operatorët e tregtimit të karburanteve, ku u përcaktua ngritja e një tasf force për monitorimin e çmimecve. Task-Forcë për karburantet, Malaj: Monitorim për rritjet abuzive të çmimit, hapat që do ndiqen Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, sqaroi për mediat vendimin e marrë pas takimit të zhvilluar një ditë më parë me kreun e shoqatës së hidrokarbureve dhe operatorët e tregut. Ibrahimaj tha se është ngritur një mekanizëm monitorimi për të ndjekur zhvillimet në treg pas rritjes së çmimeve të naftës. Sipas saj, institucionet do të analizojnë të dhënat mbi çmimet e karburanteve që hyjnë në vend përmes administratës doganore dhe platformës ndërkombëtare të tregtimit të karburanteve. Ibrahimaj: Qeveria do të monitorojë çdo ditë çmimet e karburanteve dhe të shportës ushqimore Në bursat e huaja çmimi i naftës ka arritur 89.8 USD për fuçi. Ulja e çmimit nga 103 USD për fuçi që ishte 2 ditë më parë, u ndikua nga deklarata e presidentit Donald Trump për përshpejtim të mbylljes së luftës.

Share this post: