TheAlbaniaTime

U zbulua në doganën e Durrësit/ Mbi 7 ton miell i skaduar me destinacion kompaninë që prodhon pica të ngrira dhe bukë, Amore Pinsa Productions

2026-02-18 - 15:53

News24 ka mësuar se mbi 7 mijë kg miell i skaduar, që u bllokua nga Dogana e Durrësit në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, kishte si destinacion kompaninë AMORE PINSA PRODUCTIONS SHPK, me adresë në Durrës. Kjo kompani, sipas të dhënave, merret me prodhimin dhe shpërndarjen me pakicë dhe shumicë të picës së ngrirë.

Share this post: