TheAlbaniaTime

Turizmi i dobët në janar, vijnë italianët, ngec Kosova, bien malazezët e turqit

2026-02-25 - 13:04

Janari ka qenë i dobët për turizmin në vend, i ndikuar dhe nga moti jo shumë i favorshëm. Sipas INSTAT, në janar në vend hynë 552 mijë shtetas të huaj, me rënie prej 1.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për krahasim, në janar 2025, hyrjet e të huajve u rritën me 14.5%, ndërsa në 2024-n zgjerimi ishte gati 30%. Janari nis keq për turizmin, hyrjet e të huajve në rënie për herë të parë që nga pandemia Nëse shihen sipas shtetasve, pothuajse nga të gjitha vendet ka një ngadalësim të dukshëm të interesit për Shqipërinë, në mos edhe rënie. Peshën kryesore vijojnë ta mbajnë turistët nga Kosova, me 43% të totalit në muajin e parë të këtij viti. Në janar, hynë 238 mijë shtetas nga Kosova, pothuajse në të njëjtin nivel të një viti më parë. Një vit më parë, në të njëjtën periudhë, hyrjet nga Kosova ishin rritur me 10%. Italianët vijojnë të jenë të dytët, me 12.5% të totalit. Hyrjet nga shtetasit italianë u rritën me 8.5%, që ndonëse në përmirësim është larg zgjerimit dyshifror të viteve të mëparshme. Shtrenjtimi i çmimeve ka stepur italianët, që përgjithësisht njihen si turistët me koprracë. Në vend të tretë është Maqedonia e Veriut, që ka parë një rritje prej rreth 4%, duke zënë 9.4% të hyrjeve nga të huajt në vend. Një pjesë e shtetasve nga vendi fqinjë po vijnë së fundmi tranzit, duke udhëtuar përmes aeroportit të Rinasit. Mali i Zi është në vend të katërt, me 9.3% të personave që kanë hyrë në vend në janar. Nga ky vend kanë ardhur 51.4 mijë shtetas, me një tkurrje të fortë prej 12.9% me bazë vjetore. Edhe nga Mali i Zi, ka shumë shtetas që frekuentojnë Aeroportin e Rinasit. Dikur shkonim ne, tani vijnë ata; 555 mijë udhëtarë nga rajoni në Rinas në vitin 2025 Listën e vijon Greqia, me 46 mijë hyrje, (8.3% e totalit), me një rënie prej 1.6, Në tkurrje të fortë ishin dhe shtetasit nga Turqia, me një rënie prej 20%. Edhe nga Mbretëria e bashkuar erdhën më pak turistë (-8%). Francezët dhe gjermanët ishin risia e vitit të kaluar, që u dyndën drejt Shqipërisë, duke shënuar rritje dy shifrore. Janari ka qenë i dobët dhe për ta. Hyrjet e shtetasve gjermanë u rritën vetëm me 4.5% në janar, ndërsa ata francezë ishin me rënie (6.4%).

Share this post: