Tritol automjetit në Tiranë, detajet e para
2026-03-10 - 07:55
Tiranë/Informacion paraprak Më datë 10.03.2026, rreth orës 01:50, në rrugën “Vasil Ndocka”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit Olsion Klosi, 36 vjeç. Nga shpërthimi nuk ka persona të dëmtuar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Share this post: