TheAlbaniaTime

Tritol, armë e fishekë për shitje në Tiranë/ I kishte fshehur në makinë, arrestohet 46-vjeçari. Pamje me dron nga operacioni

2026-03-17 - 10:34

Policia e Tiranë ka arrestuar në flagrancë 46-vjeçarin Urim Meta, pasi në automjetin e tij u gjetën 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Sipas policisë, i arrestuari dyshohet se i kishte siguruar armët dhe lëndën shpërthyese në fshatin Shëngjergj dhe po i transportonte drejt Tiranës me qëllim shitjen.

Share this post: