TheAlbaniaTime

Tjetërsonin prona në Gjirin e Lalzit/ Kërkuan lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Vlash Brahjas dhe Vullnet Muçës, vëllait të “Rrumit”

2026-03-21 - 10:21

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e paraqitur nga Vullnet Muça dhe Vlash Brahja, të dy të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që tjetërsonte prona në Gjirin e Lalzit. Të dy kërkonin shfuqizimin të vendimit të Gjykatës së Apelit të tetorit 2025 që la në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për ta.

Share this post: