Thellohet tragjedia/ Shkon në 3 numri i viktimave në Podujevë. Ndërron jetë edhe 31-vjeçarja, autorja e dyshuar e krimit
2026-03-23 - 11:01
KOSOVË- Thellohet tragjedia. Ka shkuar në 3 numri i viktimave nga ngjarja e rëndë në Podujevë. Sipas mediave në Kosovë ka humbur jetën edhe autorja e dyshuar e krimit 31-vjeçarja Ardita Gashi. 31-vjeçarja pas vrasjes së 45-vjeçar Iliaz Brahimi, ka marrë peng nusen e xhaxhai të saj, duke e qëlluar atë dhe më pas veten.
Share this post: