Tatimet: Ju vëzhgojmë, deklaroni të ardhurat nga Booking
2026-03-21 - 10:31
Administrata Tatimore njofton se disponon të dhëna mbi rezervimet dhe shitjet e realizuara përmes platformës Booking.com. Tatimet u bëjnë thirrje individëve që kanë siguruar të ardhura nga dhënia e akomodimit përmes kësaj platforme t’i deklarojnë ato në Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale – DIVA 2025. Ndërsa bizneset duhet të verifikojnë nëse deklarimet e tyre janë në përputhje me të dhënat e Booking për të mos u bërë subjekt i rivlerësimeve tatimore. Tatimet kujtojmë se mosdeklarimi i të ardhurave përbën shkelje të legjislacionit tatimor dhe sjell penalitete sipas parashikimeve ligjore.
Share this post: