Të skaduara dhe kontrabandë/ Sekuestrohen mbi 10 000 suplemente ushqimore dhe bimore në Tiranë, shpallet në kërkim administratori i kompanisë
2026-02-19 - 10:54
Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Prokuroria, operacioni i koduar “Audienca”. Zbulohet se në një magazinë në Tiranë, mbaheshin për llogari të një subjekti me aktivitet ndërkombëtar në fushën e reklamimit dixhital, suplemente të skaduara dhe të kontrabanduara. Sekuestrohen mbi 10 000 suplemente ushqimore dhe bimore. Shpallet në kërkim administratori i subjektit
Share this post: