TheAlbaniaTime

Si të flasësh me një chatbot në mënyrë më efektive

2026-02-27 - 10:54

Kur njerëzit përpiqen të nxjerrin përgjigje më të mira nga inteligjenca artificiale, shumë ide tradicionale nuk funksionojnë në mënyrë konsistente. Për shembull, strategjitë si të jesh tepër i sjellshëm apo të përdorësh fraza magjike shpesh nuk ndryshojnë rezultatet në mënyrë domethënëse. Rezultatet nga kërkimet janë shpesh të kundërta apo pa përfundime të qarta për këtë pikë. Ajo që ka më shumë rëndësi është qartësia e udhëzimeve dhe dhënia e kontekstit konkret. Modelet inteligjente sot janë më të afta të kuptojnë udhëzime specifike sesa fjalë kyçe të thjeshta, prandaj është më efektive të jepni shembuj, të kërkoni disa zgjidhje ose të siguroni materialin që dëshironi të përpunojë. Për shembull, në vend që të përshkruani thjesht një detyrë, mund t’i jepni chatbot-it shembuj të punës së mëparshme që dëshironi të ngjajë. Studimet tregojnë se disa përdorues përpiqen me taktika të çuditshme, si të flasin si personazhe fantastike, dhe kjo mund të përmirësojë rezultate në situata specifike, por këto raste janë përjashtime, jo rregull. Për perfomancë të qëndrueshme duhet fokus te instruksionet e qarta dhe të strukturuara. Edhe pse një chatbot nuk ka ndjenja dhe nuk mund të “ndjejë” sjelljen tënde, shumë ekspertë sugjerojnë se përdorimi i një gjuhe të qartë dhe të plotë është gjithashtu një praktikë e mirë për të përmirësuar bashkëpunimin me sistemet inteligjente, dhe mund të jetë një zakon pozitiv në komunikimin e përditshëm. 1. Mos e trajto chatbot-in si motor kërkimi Shumë përdorues ende kërkojnë me fjalë kyçe (si tek Google). Chatbot-et moderne janë më të avancuara dhe funksionojnë më mirë kur u jepet kontekst, qëllim dhe drejtim të qartë. 2. Jepi udhëzime të qarta për stilin e përgjigjes Në vend që të shkruash vetëm pyetjen, thuaj qartë çfarë dëshiron: në cilin stil, nivel detaji, me ose pa shembuj apo burime. Kjo u jep parametra chatbot-eve për ta formësuar përgjigjen. 3. Mendohu për përgjigjet si draft fillestarë Modeli mund të fillojë me një ide bazë, por shpesh ka vend për saktësim dhe ndërrim drejtimesh. Bëj pyetje vazhduese për të korrigjuar ose zgjeruar materialin, kjo është mënyra më e mirë për të arritur një rezultat të mirë. 4. Mos u besoni verbërisht çdo përgjigje Edhe kur përgjigjet duket se janë shumë të qarta apo të besueshme, gjithmonë kontrollo fakte, kërko burime, pyet pse dhe si arriti tek ai rezultat. Modeli s’është i pagabueshëm dhe mund të shpikë gjëra jo të sakta. 5. Vendos pritshmëri dhe kufizime që në fillim Nëse kërkon sqarime, paragrafë të shkurtër, përmbledhje, ose ide kreative, thuaje qartë. Dhe nëse dëshiron që chatbot-i të tregojë paqartësi ose të njohë kufizimet e tij, thuaje./ BBC

Share this post: