TheAlbaniaTime

Shtesa e të ardhurave buxhetore në 2025-n, në nivelin më të ulët të dekadës

2026-03-04 - 09:14

Nga Koço Broka, ekonomist Nga të dhënat e treguesve kryesorë fiskale për vitin 2025, rezulton se të ardhurat buxhetore gjithsej për vitin 2025 rezultuan 754,6 miliard lekë. Në mënyrë të plotë ato duken në grafikun nr 1. Burimi: Ministria e Financave Ajo që të bën përshtypje nga ky nivel i realizimit të të ardhurave buxhetore gjithsej për vitin 2025, është fakti se për vitin 2025 është shënuar shtesa më e e ulët e të ardhurave buxhetore, gjatë viteve të kësaj dekade. Për vitin 2025 kjo shtesë e të ardhurave buxhetore krahasuar me vitin paraardhës rezultoi vetëm në 44.3 miliard lekë, nga 85 miliard lekë në vitin 2021 dhe 70.6 miliard lekë për vitin 2023. Burimi: Ministria e Financave Një pamje tjetër paraqitet në ecurinë e shpenzimeve buxhetore gjithsej. Në vitin 2025 niveli I tyre arriti shifrën e 801.7 miliard lekë.(shih Grafiku Nr 3) Burimi: Ministria e Financave Por ndryshe nga të ardhurat, përsa i përket shpenzimeve shtesa e tyre paraqitet me rënien e tyre në 23.7 miliard lekë në vitin 2023 , nga 59,8 miliard leke në vitin 2021 për tu rritur në 73,1 miliard lekë në vitin 2025. Kjo do të thotë se vetëm 60.6 % e kësaj shtese është përballuar nga rritja e të ardhurave buxhetore kurse pjesa tjetër është përballuar nga rritja e deficitit buxhetor, krahasuar me vitin paraardhës. Burimi: Ministria e Financave Pra në se pas një politike të fortë të konsolidimit fiskal ka një rritje të lehtë të deficitit buxhetor fiskal në -47.1 miliard lekë. Pra pas një rënie të fortë të deficit buxhetor nga 110.6 miliard lek në vitin 2020 në vitin 2024 në -18,3 miliard lekë ai është shtuar me 28.8 miliard lekë më shumë, krahasuar me vitin paraardhës. Megjithatë duhet thënë, se kjo shtesë rritja ka qenë më e vogël se sa niveli i planifikuar i deficit buxhetor që me Aktin e fundit normativ ishte 61.6 miliard lekë ose me buxhetin fillestar ishte 68 miliard lekë. Burimi: Ministria e Financave Pra në tërësi mund të thuhet se në tërësi vazhdohet ti kushtohet një vëmendje e posaçme e konsolidimit fiskal. Natyrisht këtu duhet pasur parasysh se një pjesë e këtij deficit buxhetor është adresuar për të mbuluar shpenzimet e sigurimeve shoqërore për bonusin e pensionisteve për vitin 2026. Por këtu duhet thënë se megjithatë, ka një lajm të mirë në se i hidhet një sy deficitit fiskal të shpenzimeve korente (Te ardhura buxhetore gjithsej-shpenzime korente). Nga të dhënat e grafikut nr 6 rezulton se krahasuar me shpenzimet korente të buxhetit, të ardhurat buxhetore gjithsej kanë mundësuar për vitin 2025 një suficit prej 101.1 miliard lekë, që është vetëm 3 miliard lekë më pak krahasuar me vitin 2024, por 96.6 miliard lekë më shumë se sa në vitin 2020. Burimi: Ministria e Financave Kjo do të thotë se ky nivel i deficitit fiskal të shpenzimeve korente, mundëson që pjesa më e madhe e shpenzimeve për investime të mbulohen kryesisht nga të ardhurat buxhetore dhe vetëm një pjesë e vogël me borxh. Një situatë e tillë ka mundësuar që ndërkohë shpenzimet për fondet speciale të arrijnë 270.3 miliardë lekë nga 251.8 miliard lekë që ishin ato në vitin 2024. Por ndërsa janë siguruar të ardhurat për mbulimin e shpenzimeve të bonusit për vitin 2025, ecuria e mësipërme tregon se është sfiduese përballimi i shpenzimeve për këtë bonus në vitin 2027 apo në vitet 2028 dhe 2029 kur është premtuar dyfishimi, trefishimi, katërfishimi i këtij bonusi krahasuar me vitin 2026. Të dhënat tregojnë se nuk mund të ecet me premtime të pastudiuara. Rritja prej 6.2% e të ardhurave buxhetore i realizuar për vitin 2025 nuk mundëson mbajtjen e premtimeve për rritjen e bonusit të premtuar për pensionistët në vitet në vijim. Të dhënat bëjnë apel për gjetjen e rrugëve për rritjen e vazhdueshme me nivele relativisht të larta të të ardhurave buxhetore, që të mos shoqërohet me një rritje minimale të investimeve kapitale por përkundrazi. Kjo kërkon që dhe konkurrimi i alternativave midis forcave politike të mos jete ajo e garës të premtimeve kaba, por realizimit te rrugëve reale për një zhvillim të qëndrueshëm në të ardhmen, duke plotësuar e përballuar nevojat e shoqërisë sonë të moshuar.

Share this post: