TheAlbaniaTime

Shqipëria, me rritjen më të lartë të net-qëndrimeve në Europë edhe në 2025-n

2026-03-04 - 10:54

Shqipëria ka vijuar të përjetojë një vit të mirë turistik edhe në 2025-n, duke shënuar rritjen më të lartë të net-qëndrimeve në Europë, sipas të dhënave që janë publikuar sot nga Eurostat. Në vend u regjistruan gjithsej 9.7 milionë net-qëndrimeve në vitin 2025, sipas Eurostat, që shënon një rritje prej gati 30% në krahasim me vitin e mëparshëm. Kjo rritje është shumë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian, prej 2.2%. Mali i Zi, që është konkurrenti direkt i Shqipërisë shënoi një rënie prej 0.2% të net-qëndrimeve në 2025-n. Shkëlqimi ka rënë dhe për Kroacinë, që regjistroi një ndryshim pozitiv prej vetëm 1.2%. Italia kishte një rritje prej 4.4%. Shteti i dytë pas Shqipërisë, me rritjen më të lartë të net-qëndrimeve është Malta, me një zgjerim prej 10.1%. Rritjen më të lartë në Shqipëri e shënuan të huajt, me 36.4%, që mbetet më e larta në Europë. Vendasit i shtuan net-qëndrimet me 14.5%. Europa Sipas Eurostat, viti 2025 shënoi sërish një numër rekord net-qëndrimesh turistike në Bashkimin Europian, me 3.09 miliardë netë të kaluara në strukturat e akomodimit turistik në gjithë BE-në (shih Tabelën 1). Kjo përfaqëson një rritje prej 2.2% krahasuar me vitin 2024. Në 24 nga 27 vendet e BE-së, numri i netëve të qëndrimit në vitin 2025 ishte më i lartë se në vitin 2024. Malta regjistroi një rritje dyshifrore (+10.1%) (shih Figurën 2), e ndjekur nga Polonia (+7.2%). Numri më i madh i net-qëndrimeve u regjistrua në Spanjë, ku u shënuan mbi gjysmë miliardi net (514 milionë). Krahasuar me vitin 2024, u regjistruan 66.4 milionë net më shumë. Kontributet më të mëdha në këtë rritje, në terma absolutë, erdhën nga Franca (+14.0 milionë net), Italia (+10.7 milionë) dhe Franca (+8.5 milionë). Rritja prej 66.4 milionë net në vitin 2025 do të thotë se, mesatarisht, 182 mijë turistë më shumë qëndruan çdo natë në strukturat e akomodimit në BE krahasuar me një vit më parë. Në një natë mesatare gjatë vitit 2025, 8.5 milionë shtretër në strukturat e akomodimit turistik në BE ishin të zënë nga turistët.

Share this post: