TheAlbaniaTime

Rritja e çmimit të karburantit, Serbia ul akcizat në produktet e naftës për 40 për qind

2026-03-20 - 17:21

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë të ditur se shteti që udhëheq do t’i ulë akcizat në produktet e naftës për 40 për qind, në mënyrë që të parandalohet rritja e çmimeve nëpër pompa. Ai ka bërë të ditur se shteti synon të garantojë furnizim të bollshëm dhe që çmimet të jenë nën kontroll.

Share this post: