TheAlbaniaTime

Rritet çmimi i karburanteve në Kosovë

2026-03-02 - 11:54

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duket se kanë ndikuar edhe në tregun global të naftës e cila pritet të reflektojë edhe në çmim. Për pasojë, në Kosovë veçse kanë filluar të ngritën çmimet e këtij derivati. Çmimi i naftës në Kosovës është rritur për 3-10 centë, varësish nga kompanitë që tregtojnë me naftë, pasi shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme. Prej 1.15 deri në 1.21 euro sa kanë qenë, çmimet të hënën sillën nga 1.18 deri në 1.25 euro. Kryetari i shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka thënë se situata gjeopolitike në Lindjen e Mesme po ndikon drejtpërdrejt tregjet e naftës. “Rritja e tensioneve dhe rreziku për ndërprerje në prodhim apo transport po shtojnë pasigurinë në furnizimin global, duke shtyrë çmimet e naftës më lart. Vëmendja është veçanërisht te Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të kalimit të naftës në botë”. Ai ka thënë se çmimet aktuale në Kosovë janë 1.18€ deri 1.25 euro për naftë dhe 1.17 deri 1.24 euro për benzinë. “Çdo problem në atë korridor reflektohet menjëherë në tregje dhe zakonisht përkthehet në kosto më të larta të karburantit për konsumatorët. Çmimet aktuale në Kosovë janë Diesel : 1.18€ deri 1.25 €. Benzin : 1.17 € deri 1.24€’. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit të shtunën, duke lënë të vdekur të paktën 555, përfshirë liderin suprem Ajatollah Kahmenei. Irani është kundërpërgjigjur me sulme ndaj Izraelit.

Share this post: