TheAlbaniaTime

Rriten çmimet e prodhimit në Kosovë, energjia elektrike me mbi 20% më shtrenjtë

2026-02-26 - 13:04

Sipas të dhënave zyrtare, indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimit u rrit për 0.1% në TM4 2025, krahasuar me TM3 2025. Ndërkaq, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, çmimet e prodhimit shënuan rritje mesatare prej 5,4%. Çmimet e prodhimit në Kosovë kanë vazhduar trendin e rritjes edhe në fund të vitit 2025, duke reflektuar ndikimin e çmimeve të energjisë dhe shpenzimeve të larta në sektorin industrial. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, indeksi i çmimeve të prodhimit (IÇP) është rritur me 0,1 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2025 dhe me 5,4 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Rritja më e lartë gjatë tremujorit të katërt u regjistrua në prodhimin e letrës dhe produkteve prej letrës (+3,2 %), makinerive dhe pajisjeve (+2,3 %), produkteve prej druri (+2,1 %) dhe mediave të incizuara (+1,1 %). Edhe sektori i energjetikës, përfshirë energjinë elektrike, gazin dhe avullin, shënoi rritje prej 0,2 për qind. Nga ana tjetër, prodhimi i metaleve ra me 3,7 për qind, ndërsa ulje u shënuan edhe te mbeturinat dhe riciklimi (-1,2 %), mobiliet (-0,3 %) dhe produktet ushqimore (-0,7 %). Në bazë vjetore, rritja është ndjeshëm më e lartë, me energjinë elektrike, gazit dhe avullit që u shtrenjtuan për 20,9 për qind, ndërsa pasohen nga mjetet motorike (+9,0 %), veshjet (+8,6 %) dhe produktet farmaceutike (+8,1 %). Pavarësisht rritjes së përgjithshme, disa degë të industrisë si prodhimi i metaleve (-11,6 %) dhe trajtimi i mbeturinave (-4,4 %) vazhdojnë të përballen me ulje të çmimeve. Rritje e lehtë tremujore Në krahasimin tremujor, ngritjet më të theksuara u regjistruan në: Prodhimin e letrës dhe produkteve prej letrës (+3.2%) Prodhimin e makinerisë dhe pajisjeve (+2.3%) Prodhimin e drurit dhe produkteve prej druri (+2.1%) Shtypjen dhe riprodhimin e mediave të incizuara (+1.1%) Xeherorët dhe guroret e tjera (+0.8%). Energjetika me rritjen më të madhe vjetore Në baza vjetore, rritja prej 5.4% është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i energjisë elektrike, gazit, avullit dhe furnizimit me ajër të kondicionuar, që shënoi rritje prej 20.9% krahasuar me TM4 2024. Rritje të konsiderueshme u evidentuan edhe në: Prodhimin e mjeteve motorike, rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (+9.0%) Prodhimin e veshjeve (+8.6%) Produktet dhe preparatet farmaceutike (+8.1%) Makinerinë dhe pajisjet (+7.6%) Prodhimin e letrës (+6.2%). Të dhënat e ASK-së tregojnë se trendi i çmimeve të prodhimit në fund të vitit 2025 reflekton presione të vazhdueshme në sektorin energjetik dhe në industri të caktuara përpunuese, ndërsa disa sektorë të rëndësishëm industrialë kanë shënuar rënie.

Share this post: