Rreth 4 orë paralizim i qarkullimit! Shkëmbinjtë në aksin Librazhd-Prrenjas kthehen në makth për fëmijë dhe të moshuar
2026-02-01 - 13:37
Situata në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas vijon të jetë problematike, veçanërisht në zonën e njohur si Kthesat e Dragostunjës, ku prej orësh qarkullimi është i bllokuar. Dhjetëra automjete kanë mbetur të izoluar në trafik, ndërsa mes tyre ndodhen fëmijë dhe të moshuar, të cilët po përballen me kushte të vështira për shkak të temperaturave të ulëta
Share this post: