Rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd–Prrenjas
2026-03-03 - 11:44
Është hapur mesditën e sotme rruga alternative në aksin Librazhd–Prrenjas, duke rikthyer qarkullimin për të gjitha mjetet, përfshirë edhe tonazhin e rëndë, me kusht respektimin e ngarkesës 8.2 ton për aks. Lëvizja do të kryhet përmes një devijimi provizor të ndërtuar pranë pozicionit ekzistues, deri në përfundimin e rrugës alternative në shtratin e lumit Shkumbin dhe integrimin e saj me trupin e hekurudhës. Segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe do të jetë përkohësisht i paasfaltuar deri në stabilizimin e shtresave dhe kryerjen e asfaltimit përfundimtar. Autoriteti Rrugor Shqiptar u bëjnë thirrje drejtuesve si dhe banorëve të zonës të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, për të garantuar një qarkullim të sigurt për të gjithë. Aksi Librazhd–Përrenjas i bllokuar prej 10 ditësh, ARRSH: Hapet nesër rruga alternativë