Protesta e PD/ Fishekzjarrë dhe molotovë drejt autobotëve, shpërthime pranë efektivëve
2026-02-28 - 20:14
Sërish tensione në protestën e PD në zonën e ish-Bllokut. Protestuesit kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë drejt makinave të autobotëve. Në pamjet e siguruara nga News24 shihet se molotovët kanë shpërthyer pranë efektivëve që shoqërojnë automjetin. Ndërkohë ka pasur edhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa këta të fundit kanë hedhur drejt turmës gaz lotsjellës
Share this post: