TheAlbaniaTime

Prodhimi, vetëm ndërtimi vijon rritje, industria me rënie

2026-03-19 - 10:21

Sektori i industrisë ka vijuar të vuajë rënien në tremujorin e katër të këtij viti, si rrjehdojë e shtimit të kostove që po e bëjnë vendin jo konkurrues dhe konjukturës jo shumë të favorshme ndërkombëtare. Në të kundërt, ndërtimi është në trajektore rritëse, duke mbetur një nga kontribuuesit kryesorë të ekonomisë. Tebndenca është bërë e ditur nga INSTAT, që ka publikuar statistikat afatshkurtra të prodhimit. Treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave, përfshijnë aktivitetet ekonomike: Industri (Industri Nxjerrëse dhe Industri Përpunuese); Energji elektrike, Gaz, Avull; Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve; Ndërtim, në tremujorin e katërt 2025, paraqiten si më poshtë: Industria me rënie Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 2,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 0,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 2,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 1,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Energji elektrike, Gaz, Avull, me tkurrje të fortë Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 10,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 5,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 16,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve u rrit Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 4,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 2,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 0,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërtimi vijon rritjen Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 3,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 2,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 5,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 8,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Share this post: