“Po fsheh provat, apo ke frikë se je dhe vetë brenda?!”, sherr i ashpër mes prokurorit dhe avokates së Altin Ndocit që u arratis nga spitali i Durrësit. Shtyhet ‘Plumbi i Artë’
2026-02-19 - 11:03
Debate me tone të larta shoqëruan seancën e radhës në gjyqin e dosjes “Plumbi i Artë”, ku u përplasën ashpër prokurori i SPAK, Behar Dibra, dhe avokatja e të pandehurit Altin Ndoci, Elda Zotaj. Altin Ndoci, i cili është nën akuzë dhe rezulton i arratisur që prej muajit janar, përfaqësohet në proces nga mbrojtja ligjore.
Share this post: