TheAlbaniaTime

Pesë raste të suksesshme të përballimit të inflacionit të importuar në Europë dhe Ballkan

2026-03-20 - 21:11

Eksperti i ekonomisë Arben Malaj ka analizuar masat më të suksesshme të ndërmarra nga shtetet europiane dhe në rajon pas krizës së rritjes së çmimeve që solli fillimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, përfshirë edhe rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me deficit të lartë tregtar dhe varësi nga importet. Kroacia: Limitim i çmimeve të energjisë për familjet e bizneset; Ulje e TVSH-së për ushqime bazë dhe higjienë; Parandalimi i krizës sociale para monedhës Euro. Greqia: Taksë speciale mbi “fitimet e papritura” të energjisë; Financimi i subvencioneve direkte: “Power Pass” dhe “Fuel Pass”; Mbrojtje për familjet me të ardhura të ulëta e të mesme. Franca: “Mburoja Tarifore” (Tariff Shield); Ngrirja e çmimeve të gazit, limitim 4% për energjinë; Ulja e pasigurisë dhe inflacionit të përgjithshëm. Maqedonia e Veriut: Paketa 760 milionë euro me fokus të lartë; TVSH 0% për 17 kategori ushqimesh bazë; Heqje e doganave për importet e drithërave. Gjermania: Stimul i mobilitetit: bileta mujore e lirë e transportit; Pagesë direkte prej 300 eurosh për punëmarrësit dhe ulja e presionit për rritjen e pagave. Të përbashkëtat e suksesit: Paketa të mirëtargetuara (jo horizontale); Mbrojtje e shtresave në nevojë duke ruajtur qëndrueshmërinë; Ruajtja e kohezionit social e besimit publik. Strategjia për përballimin e inflacionit të importuar në vendet e vogla me deficit tregtar (p.sh., Shqipëria) Politikat monetare (Banka Qendrore): -Rritja e normës së interesit; Frenimi i efekteve të raundit të dytë; Ankori i pritshmërive. -Mbrojtja e kursit të këmbimit: Stabilizimi i Lekut si mburojë kundër rritjes së kostove të importit. Politikat fiskale (qeveria dhe buxheti): -Transferta të shënjestruara: Subvencione direkte për pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike. -Indeksimi i pagave dhe pensioneve: Rregullimi automatik për të ruajtur fuqinë blerëse. -Subvencionimi i energjisë: Mbajtja e çmimit të pandryshuar për familjet dhe bizneset e vogla. -Konsolidimi fiskal: Rialokimi i shpenzimeve joparësore drejt mbrojtjes sociale. -Veprimet administrative dhe strukturore: Monitorimi i marzheve të fitimit; Transparencë dhe kontroll mbi spekulimet e importuesve të mëdhenj (naftë, ushqime). -Diversifikimi i burimeve: Krijimi i rezervave strategjike shtetërore. -Reformat strukturore në energji: Kalimi drejt burimeve të rinovueshme, ulja e varësisë nga nafta/gazi. Rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Ballkanin Perëndimor -Konsolidim fiskal me “zemër”: Mbrojtje e shtresave në nevojë duke ruajtur qëndrueshmërinë e borxhit. -Rritja e rezervave të sigurisë: Mbrojtja e bilancit të pagesave. -Transparencë dhe mirëqeverisje: Menaxhimi profesional i fondeve të ndihmës Lexoni edhe: Në “luftë” me ... çmimet, rreziku i një vale të re inflacioni të importuar edhe në Shqipëri

Share this post: