TheAlbaniaTime

Pas vendimit të Bordit ulet çmimi i naftës në pikat e pakicës, arrin 203 lekë për litër

2026-03-27 - 08:41

Pas vendimit të Bordit të Transparencës, mëngjesin e sotëm në pikat e tregtimit të naftës me pakicë çmimi është ulur 11 lekë për litër. Nga 214 lekë për litër, nafta po tregtohet me 203 lekë për litër. Rënie të çmimit është shënuar edhe për benzinën nga 199 lekë për litër që tregtohej më parë, çmimi sot ka arritur 175 lekë për litër. Rënia e çmimit të hidrokarbureve u shënua pas vendimit të Bordit të Transparencës, që në mbledhjen e parë vendosi që: “Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër. Dhe çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër”. Bordi i Transparencës: Nafta deri në 203 lekë/litër, benzina jo më shumë se 175 lekë/litri Çmimi i naftës në nivelin e 214 lekë për litër dhe benzina 199 lekë për litër, qëndruan për rreth 1 javë. Çmimi i naftës deri në 14 lekë për litër u rrit nga 19 Marsi. Reflektimi erdhi pasi në bursa çmimi i naftës dhe gazit në bursa kërceu në 115-199 dollarë për fuçi ndërsa sulmet ndaj infrastrukturës kryesore energjetike në Lindjen e Mesme shtuan frikën për një mungesë globale furnizimi. Nafta rritet edhe me 10-14 lekë për litër Në bursat e huaj sot çmimi i naftës “Brent Crude” ka arritur në nivelin e 109 USD për fuçi nga 106 USD për fuçi që ishte një ditë më parë. Çmimi në bursa u rrit 1%.

Share this post: