Pas Konjufcës, LVV propozon Fatmire Mullhaxha-Kollçakun për presidente të Kosovës
2026-03-05 - 21:54
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dhe kandidatin e dytë për president të Kosovës, duke plotësuar kushtet për një garë presidenciale. VV propozoi deputeten Fatmire Mullhaxha-Kollçaku. Partia e kryeministrit Albin Kurti e kishte propozuar paraprakisht edhe Glauk Konjufcën. Seanca për votimin për president pritet të mbahet nga çasti në çast.
Share this post: