Parandalohet krimi në Shijak/ Kanosi me hanxhar dhe sulmoi 55-vjeçarin, i dëmtoi dhe makinën, arrestohet autori i dyshuar
2026-03-21 - 14:01
Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Shijak. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një 39-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka kanosur për motive të dobëta me mjet prerës një 55-vjeçar. Po ashtu ai nuk është mjaftuar me kaq, por e ka goditur fizikisht dhe i ka dëmtuar xhamin e automjetit
Share this post: