TheAlbaniaTime

Ngriva shkriva, Bordi rrit sërish çmimin e naftës e çon në 218 lek për litër

2026-03-28 - 08:51

Pas 1 dite rënie, shtrenjtohet sërish çmimi i naftës. Në mbledhjen që u mbaj mëngjesin e sotëm Bordi i Transparencës të Hidrokarbureve ka vendosur rritjen e çmimit të naftës me 15 lekë dhe të benzinës me 6 lekë për tregun e pakicës. Nga 203 lekë çmimi i naftës u rrit në 218 lekë për litër. Benzina nga 175 lekë arriti në 181 lekë për litër. Çmimet sipas Bordit te Transparencës ME SHUMICE ●Nafta: 206 Lek ●Benzina: 169 Lek ME PAKICE ●Nafta: 218 Lek ●Benzina 181 Lek Gazi nuk ndryshon.

Share this post: