Nga 1 prilli paga referencë dhe kontrolle për 10 mijë biznese në sektorin mjekësor
2026-03-30 - 12:01
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në një konferencë të përbashkët për shtyp me drejtorin e përgjithshëm të Tatimeve dhe të Doganave, njoftoi se përveç sektorëve të ndërtimit, turizmit dhe hidrokarbureve, në fokus të administratës tatimore do të jetë edhe formalizimi i sektorëve mjekësorë dhe estetikë. “Vjet kemi ndërmarrë kontrolle për sektorët e ndërtimit, turizmit dhe hidrokarbureve dhe këto nisma kanë dhënë rezultate konkrete. Kemi rritje të ndjeshme të tatimit mbi të ardhurat personale të paguar dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Sektori mjekësor dhe ai i kujdesit personal dhe estetik janë identifikuar me risk të lartë dhe do të jenë objekt i punës së administratës tatimore në muajt në vijim”, u shpreh ministri Malaj. Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, tha se për sektorin e shërbimeve mjekësore në fokus do të jetë kontrolli i rreth 10 mijë bizneseve me 45 mijë të punësuar. Binaj shtoi se më 1 prill do të publikohen pagat indikative për këtë sektor. “Do të kryejmë kontrolle për tatimpaguesit që do të vijojnë në shërbimin mjekësor, për rreth 10 mijë tatimpagues dhe 45 mijë të punësuar. Më 1 prill do të publikohen pagat indikative. Më pas do të vijojnë kontrollet edhe për shitjen e produkteve bujqësore”, u shpreh ai. Drejtori i Tatimeve: Në 2026 dixhitalizohen 11 shërbime, përfshi rimbursimin e TVSH për fermerët dhe aplikimet për Paqen Fiskale Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj gjatë konferencës për shtyp tha se në fokus të tatimeve dixhitalizimi i shërbimeve është një nga shtyllat kryesore. “Në 2025 u aplikuan disa shërbime, paraplotësimi i deklaratës së TVSH, të deklaratës së të ardhurave personale (DIVA), dixhitalizimi i vërtetimit të pagës vjetor”. Për 2026 z. Binaj tha se adminsitrata tatimore ka planifikuar dixhitalizimin e 11 shërbimeve, ku ndër më të rëndësishmet janë: Automatizimi i procesit të rimbursimit të fermerëve, Të rimbursimit të individëve, Të paqes fiskale, Aplikimi për certifikatën e rezidentëve etj”. Në fokus të kontrollit të administratës tatimore, sipas Binaj do të jetë edhe sektori i ndërtimit, turizmit, shërbimit mjekësor dhe kujdesit personal, hidrokarbureve dhe produkteve bujqësore. “Për sektorin e ndërtimit deri në muajin mars u dërguan 1,500 mesazhe informimi për tatimpaguesit. Kontrollet e ushtruara dhanë rezultate pozitive me rritje e 29% të tatimit mbi të ardhurat dhe 14% në kontributet të sigurimeve shoqërore. Kemi filluar vlerësimit nga agjencitë imobiliare dhe do të vijojë kontrollet dhe hetimit për të gjithë tatimpaguesit që nuk i përgjigjen pozitivisht iniciativës për formalizimin e pagave. Në sektorin e turizmi është fokuar në analizimin e të dhënave të marra nga në Booking ku kishte 7,000 për 80 mln euro të ardhura nga rezervimet dhe për 8,500 individë dhe biznese në AirBnb me 40 mln euro të ardhura nga rezervimet. Do të kryejmë kontrolle për tatimpaguesit për tatimpaguesit që nuk kanë deklaruar korrektësisht të ardhurat. Në sektorin e tregtimit të produkteve bujqësore, fokusi ka qene në tregjet ushqimore kryesore të vendit. Prezenca e administratës tatimore në këto tregje do të jetë e vazhdueshme, herë për të informuar dhe për të kontrolluar”. në përditësim