TheAlbaniaTime

Nga 1 prilli paga indikative dhe kontrolle për 10 mijë biznese në sektorin mjekësor

2026-03-30 - 11:32

Ministri i Financave, Petrit Malaj, në një konferencë të përbashkët për shtyp me drejtorin e përgjithshëm të Tatimeve dhe të Doganave, njoftoi se përveç sektorëve të ndërtimit, turizmit dhe hidrokarbureve, në fokus të administratës tatimore do të jetë edhe formalizimi i sektorëve mjekësorë dhe estetikë. “Vjet kemi ndërmarrë kontrolle për sektorët e ndërtimit, turizmit dhe hidrokarbureve dhe këto nisma kanë dhënë rezultate konkrete. Kemi rritje të ndjeshme të tatimit mbi të ardhurat personale të paguar dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Sektori mjekësor dhe ai i kujdesit personal dhe estetik janë identifikuar me risk të lartë dhe do të jenë objekt i punës së administratës tatimore në muajt në vijim”, u shpreh ministri Malaj. Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, tha se për sektorin e shërbimeve mjekësore në fokus do të jetë kontrolli i rreth 10 mijë bizneseve me 45 mijë të punësuar. Binaj shtoi se më 1 prill do të publikohen pagat indikative për këtë sektor. “Do të kryejmë kontrolle për tatimpaguesit që do të vijojnë në shërbimin mjekësor, për rreth 10 mijë tatimpagues dhe 45 mijë të punësuar. Më 1 prill do të publikohen pagat indikative. Më pas do të vijojnë kontrollet edhe për shitjen e produkteve bujqësore”, u shpreh ai. në përditësim

Share this post: