NBA/ 6 fitore radhazi, Lakers nuk ndalen, fitojnë San Antonio dhe Boston
2026-03-17 - 10:34
Lakers korrën të hënën në mbrëmje fitoren e gjashtë radhazi pas suksesit 100-92 në fushën e Houston, një rival direct në Konferencën e Perëndimit. Luka Doncic me 36 pikë ishte më i miri në fushë për kalifornianët. Jashtë fushe fiton edhe Golden State, që mundi 125-117 Washington. Për miqtë u dallua Porzingis me 30 pikë.
Share this post: