TheAlbaniaTime

Në pritje të Barella-s e Çalhanoglu, dy mesfushorët pritet të rikthehen ndaj Juventusit

2026-02-05 - 11:46

Cristian Chivu ka konfirmuar pas ndeshjes ndaj Torinos, se dy mesfushorët zikaltër Nicolo Barella dhe turku Hakan Çalhanoglu do të mungojnë në ndeshjen e kësaj fundjave në transfertën ndaj Sassuolos. Dy mesfushortët pritet t’i bashkohen grupit javën e ardhshme, teksa objektivi i Interit është t’i ketë të gatshëm për supersfidën kundër Juventusit, më 14 shkurt.

Share this post: