TheAlbaniaTime

Çmimi i naftës me pakicë do të duhej të ishte 177 lekë për litër, nëse…

2026-03-11 - 05:05

Nga Laert Dogjani* Çmimi i naftës me pakicë do të duhej të ishte 177 lekë për litër më 10 mars 2026 nga gati 200 lek/litër që ka arritur aktualisht, nëse do të ekzistonte Bordi i Transparencës sipas deklarimeve të grosistëve se janë furnizuar të tyre se janë furnizuar me çmim 900Usd/ton[i]Në mungesë të bordit, vetëm gjatë 2025 kompanitë e këtij sektori kanë fituar ~104m eur shtesë (+10leke/l x ~725,000tonë). Për kuriozitet, kjo shifër do të mjaftonte për ndërtimin e depozitave në përmbushje të Direktivës së BE Dir 2009/119/EC Për Rezervat e Naftës të cilën kemi 14 vite që nuk e zbatojmë. Në korrik 2026 Sekretariati i Komunitetit të Energjisë do të hapë çështje penalizuese ndaj Shqipërisë për shkak të mos zbatimit. Ky detyrim ekziston për shkak të kushteve ndaj Traktatit EnC edhe përpara detyrimeve të kapitujve për anëtarësim në BE. Çmimi me pakicë i naftës në rast se do të ishte në fuqi Bordi i Transparencës: Kriza e re e naftës Një krize e re nafte na thërret në analizë në 2026. Kemi nxjerrë shumë pak mësime nga kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë në 2022 e cila e tronditi thellë Shqipërinë. Përveç aspektit energjetik lidhur me çmimin e naftës dhe elektricitetit, kriza atëherë preku edhe furnizimet me ushqime duke qenë se Ukraina është furnizuese kryesore e botës me drithëra dhe ushqime të tjera. Masat e përballimit të krizës në 2022 u prezantuan gjatë sesionit të Ballkanit të Hapur në korrik 2022. Shumica e tyre ishin groteske: Do furnizojmë Serbinë dhe Maqedoninë e V. me qymyr[i] dhe ato do të na furnizojnë me ushqime dhe energji elektrike ndërkohë qe në as nuk kemi qymyr nuk kemi as hekurudhë për ta transportuar qymyrin. Ministria e Bujqësisë sugjeronte mbjelljen e fushave me grurë në muajin mars[ii] ndërkohë qe mund të sugjeronte mbjelljen e lulediellit e cila është edhe ushqim dhe lëndë baze për bio-karburante (ky është një detyrim tjetër shtesë ndaj anëtarësimit në BE të cilin nuk e zbatojmë specifikisht Reg: 2003/30/EC, 2009/28/EC dhe 2018/2001/EC (RED II)) Kryeministri premtonte se do ndërtojmë rafineri të re nafte[iii]. Objektivi për të ndërtuar rafineri nafte në fakt nuk është grotesk, por nuk habiti askënd pasi qartësisht kishte qëllim PR administrimi krize dhe nuk ishte i vërtetë çka vërtetohet nga zero progres në zbatim. Për më tepër, kemi ndërprerë nxjerrjen e naftës në Patos Marinëz në kohën me çmimet më të larta. Çmimi rrotull 55usd/bbl është çmimi breakeven i shfrytëzimit të fushës. Po ashtu, shitja për skrap për vetëm 9m eur e Kombinatin e Përpunimit të Thelle të Naftës Ballsh në 2021 rezultoi një nga gafat me të mëdha të një banke në Shqipëri. Vetëm nga “crack spread” i rafinimit të naftës KPTHN do të kishte fituar neto rreth ~210m[iv] USD në vitin 2022 nëse nuk do të ishte shkrirë. Fatmirësisht, kriza e 2022 ndodhi kur ekonomia ishte në rritje të madhe pas pandemisë Covid19 çka në fakt na shpëtoi. Siç paraqet tabela me lart, e vetmja masë me efekt të dukshëm dhe të matshëm në 2022 ishin Bordi i Transparencës se çmimeve[v]. Shtimi i gjenerimit të energjisë elektrike nga burime fotovoltaike Bordi shkaktoi përplasje të mëdha politike[vi], deri në përballje në Gjykatën Kushtetuese por rezultoi i vetmi me ndikim sadopak të matshëm sidomos në fillim të krizës siç analizoj në grafikun më poshtë. Të jemi të qartë që në fillim, qëllimi i bizneseve private është të fitojnë. Ekipet e tyre negociatore pothuaj gjithmonë kanë në përbërje persona më të përgatitur dhe më të paguar se homologët publikë. Kështu pas muajve të parë, Bordi nuk ka performuar mirë. Por, në rast krizash, qëllimi win win për të dy palët është që goditja nga çmimet të mos dërgojë ekonominë në rënie, në atë rast përfundojnë të gjitha palët me humbje. Sektori publik mbetet peng i Skemës Shtetërore të Pagave që ka sjellë përplasje dhe performancë të dobët për shkak se paga më e lartë është ajo e Presidentit e në zbritje prej aty. Ndërkohë vetë Tatimet, kur bëjnë Skemën e Pagave Referencë në ndërtim i japin paga më të larta teknicienëve se administratorëve të kompanive.[i] Kjo ngurtësi e skemës do shpërfaqet shumë shpejt në përthithjen mediokre të fondeve të BE. Në llogaritje të tjera për fondet e Kornizës së Ballkanit Perëndimor, WBIF, më rezulton se tërheqim vetëm 36% të tyre[ii]. Kriza e vitit 2026 dhe rikthimi i presioneve stagflacioniste[iii] [iv] Edhe këtë herë, efektet e krizës do të jenë të ngjashme me ato të vitit 2022, rritje të çmimeve të naftës, të elektricitetit dhe të plehrave kimike për bujqësinë. Presionet inflacioniste tanimë po shfaqen edhe në sektorë thelbësore siç paraqesin raportimet për rritje të çmimit të bukës masive dhe atyre në ndërtim.[v] [vi] [vii]Por këtë herë jemi pozicionuar më keq sesa në 2022 për administrim të krizës nëse ajo zgjat sepse: Fatkeqësisht, ende sot jemi vend importues neto energjie. Nuk kemi rafineri. Kemi ndaluar prodhimin e naftës në Patos Marinëz. Mbetet pa zbatuar Strategjia Energjitike 2018-2030[viii] e cila parashikon 3 Tece me gaz natyror të cilat sigurojnë energji në oraret e pikut kur s’ka gjenerim nga dielli. Por ky objektiv më në fund është pjesë e Programit Qeverisës ’25-’29. Planet po ashtu parashikonin mundësinë e ndërtimit të një uzine për plehra kimike (azotike) duke shfrytëzuar gazin e TAP. Më kryesorja, ndryshe nga viti 2022, ekonomia në 2026 po hyn në ngadalësim. Ndërtimi, turizmi dhe pasuritë e paluajtshmetanimëekspozojnë 50% të ekonomisë ndaj luftës. Këta sektorë ndikohen fort nga kriza të tilla. Pjesa tjetër e ekonomisë ka kohë në ngadalësim, ndër to, Bujqësia ka të paktën 5 vite në rënie dhe nuk duket se ka arritur fundin. Direktiva e BE Dir 2009/119/EC Detyrimi për të Pasur Rezerva Nafte Pavarësisht debateve jo vetëm në Shqipëri mbi efikasitetin e Rezervave të tilla për shkak të efiçencës së dobët të administrimit nga shteti, shpërdorimit financiar dhe mundësisë për shfrytëzim politik të tyre për efekte zgjedhore, ky është një kusht i Traktatit EnC dhe integrimit në BE. Nuk ka hapësirë për diskutime dhe zgjedhje. 90 ditë rezerva nafte të bllokuara dhe blera me çmim të ulët janë të ngjashme me parimin e rezervës valutore që ruan Banka e Shqipërisë të cilat duhet të sigurojnë 3 muaj importe. Aq më tepër në rastin e naftës e cila nuk është thjesht energji, por edhe gjeopolitikë, siguri dhe në rastin e Shqipërisë, agjenti më i madh tatimor. Rënia e konsumit për shkak të çmimeve automatikisht shkakton rënie të mbledhjes së taksave çka dëmton buxhetin.[ix] Synimi i këtyre mekanizmave ka të bëjë me sigurinë energjetike dhe tejkalon argumentet e tregut të lirë dhe kërkesë/ofertës. Vlera e tyre është pikërisht atëherë kur ka goditje si në rastet e krizave dhe luftërave. Çfarë kërkon Direktiva e BE për Rezervat e Naftës më konkretisht: Rezerva minimale nafte për 90 ditë, rreth 200mije tonë (nafte dhe nënprodukte) Krijim të një Agjencie Publike të Administrimit të Rezervës Transparencë dhe raportim të veprimeve shitje/blerje të naftës të Komisioni Europian. Komisioni mund të monitorojë dhe auditojë në çdo kohë rezervën. Rezervat nuk mund të jenë instrumente financiarë. Shqipëria duhet të këtë Plan Emergjencë në lidhje me hedhjen në treg në rast krizash. Këto detyrime nuk i zbatojmë prej 14 vitesh. Për me tepër, ky ka qenë detyrim nga Traktati i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë. Ky i fundit ka hapur çështje Case ECS-5/24 për këtë mos-zbatim. Është e vërtetë që në Shqipëri ka depozita private të naftës prej rreth 200mijë tonë por detyrimi i Direktivës kërkon që kjo sasi të mos preket dhe kompanitë private të kryejnë operacione tregtare me depozita të tjera. Direktiva po ashtu kërkon që nafta të dalë prej tyre me çmimin në ditën e blerjes dhe jo me çmimin në ditën kur dalin nga depozita. Këtu lind „përplasja“ qe nuk zgjidhet. Direktiva lejon modele të ndryshme të sigurimit të rezervës minimale. Nëse privatët duan të mbajnë këto 200mijë për operim tregtar, qeveria duhet të ndërtoje depozita për rreth 200mije tone shtese. Ky model sigurisht nuk u intereson tregtarëve të shumicës pasi shteti do të mund të ishte lojtar që ndikon në çmimin e naftës, ngjashëm me Rezervën Strategjike të Naftës në SHBA. Disa lajme të mira dhe disa sugjerime Fatmirësisht, ky vit ka hyrë si vit i mirë hidrik. Nëse vazhdon i tillë, efekti ndaj çmimeve të elektricitetit do të jete i zbutur Gjenerimi i elektricitetit nga parqet fotovoltaike është rritur jashtëzakonisht, gati në mbingopje të tregut në oraret e tyre. Po ashtu kemi hapur negociatat për kapitujt e anëtarësimit në BE. Por kujdes pasi jemi krejtësisht jashtë afateve për tu pranuar në 2030[x]. Ndryshe nga më parë, Bashkimi Evropian na paguan për zbatim të reformave sic demonstrohet nga Direktiva Plani i Rritjes dhe Agjenda e Reformave Reg. (EU) 2024/1449por edhe në këtë rast performanca është gjysmake dhe me gjasë e përkeqësuar me objektivat Dhjetor 2025.[xi] Të bëhet maksimumi për kualifikimin në Botërorin e futbollit. Do të siguronte mbulim të jashtëzakonshëm mediatik dhe hapte tregje të reja të turizmit, ndërtimit dhe RE të cilat tanimë janë në ngadalësim. Të përshpejtohet puna për përfundimin e Aeroportit të Vlorës. Të rikthehen në përdorim monopatinat elektrike, kundrejt regjistrimit dhe kategorizimit sipas fuqisë. Tendenca e tyre për aksidente të reflektohet nga prime të larta sigurimi me sistem bonus/malus me të forte se për mjetet e tjera motorike. Gjobat e shpeshta të reflektohen në prime të larta. të rikthehet Bordi i Transparencës me mbikëqyrje më të fortë publike. Mekanizma të ngjashëm tashmë u rikthyen në disa shtete. Te hapet tender ndërkombëtar për ndërtim rafinerie Të ndërtohen depozitat në zbatim të Direktivës së BE Të ulet tatim fitimi i kompanive që tregtojnë mjete elektrike në 5% ose më poshtë për sa kohë zgjat kriza. Të zerojë TVSH edhe për ri-shitjen e mjeteve elektrike Të lehtësohet nafta nga detyra e agjentit tatimor nëpërmjet trajnimit të administratës tatimore. Lehtësimi të jetë i tillë deri në pikën që të mos ketë diferenca në çmim me fqinjët të cilët përfitojnë duke shitur naftë zonave kufitare çka shkakton ulje të bazës tatimore në Shqipëri. Të përshpejtohen zbatimet e licencave të prodhimit të elektricitetit nga era. Të përshpejtohet ndërlidhja me HVDC me Italinë pasi prodhimi nga fotovoltaikët ka arritur ngopjen. Të lejohet ndërtimi i hidrocentraleve në Vjosë. Të bëhet tender ndërkombëtar për nxjerrje dhe rafinim të naftës në vend. Prodhimi në Patos-Marinzë është ndërprerë në periudhën më fitimprurëse. Të zgjidhen problemet strukturore të Bujqësisë: pronësia, të përshpejtohet siguracioni sipas modelit SHBA/Turk, ujitja dhe kullimi. Gjatë krizës se vitit 2022 ekonomia ishte në zgjerim, specifikisht turizmi, ndërtimi dhe RE. Këta sektorë tanimë janë në ngadalësim, në fund të ciklit rritës 12 vjeçar, në rastin më të mirë dhe do të ndikohen fort nga lufta. Ekspozimi i ekonomisë ndaj tyre është në nivelin 50% është rasti më ekstrem në gjithë botën. Gjysma tjetër e ekonomisë është në rënie nën udhëheqjen e bujqësisë e industrisë. Shto këtu edhe ngarkimin e naftës me detyra të “agjentit tatimor” dhe krijohet një përzierje e rrezikshme e theksimit të cikleve ekonomike e cila rrezikon të ri-krijojë kushtet për stagflacion, kriza më e vështirë ekonomike për tu administruar. * Ekonomist. Negociator i shtetit për përfitimet nga tubacioni TAP (2017). [i] https://www.tatime.gov.al/shkarko.php?id=14508&utm [ii] https://www.linkedin.com/posts/activity-7119653967445307393-KDaC/?rcm [iii] https://monitor.al/disa-masa-te-menjehershme-te-majta-dhe-te-djathta-kunder-krizes-se-stagflacionit/ [iv] https://fortune.com/2026/03/03/el-erian-stagflation-if-iran-conflict-lasts-long-spreads/ https://www.foxbusiness.com/video/6390648756112 [v] https://alert.al/rritet-cmimi-i-bukes-ne-korce-nga-120-ne-150-leke-autoriteti-i-konkurrences-heton-rritjen-e-cmimit/ [vi] https://www.tpz.al/aktualitet/mimi-i-hekurit-rritje-deri-ne-40-paralajmerohet-shtrenjtim-i-metejshe-i315181 [vii] https://www.bbc.com/news/articles/cr457nq7z61o [viii] https://www.infrastruktura.gov.al/wp-content/uploads/2018/11/Vendim-i-KM_480_31.07.2018.pdf [ix] https://acp.al/news/21871/nafta-rritja-e-cmimeve-dhe-kontrolli-nga-bordi-i-nxjerr-tregtuesit-me-humbje/ [x] https://monitor.al/plani-i-rritjes-dhe-agjenda-e-reformave-te-shqiperise-drejt-deshtimit-2/ [xi] https://www.eeas.europa.eu/delegations/albania/eu-disburses-%E2%82%AC100-million-albania-under-eu-growth-plan_en?s=214 [i] https://abcnews.al/ballkani-i-hapur-shqiperia-furnizon-me-qymyr-serbine-dhe-maqedonine-e-veriut-ne-kembim-hiqen-kufizimet-per-tregtine-e-drithit/ [ii] https://javanews.al/ju-thashe-te-mbillni-grure-ne-shtator-u-kujtuat-ne-mars-brace-replikon-me-krifcen-toka-nuk-mund-te-jete-qoke-per-shoke-e-per-kliente/ [iii] https://www.gazetatema.net/ekonomia/nuk-perpunojme-dot-nafte-rama-do-ndertojme-rafineri-te-re-i354880 [iv] https://www.linkedin.com/posts/activity-6988484939579056128-Tvkd?utm [v] https://shqiptarja.com/lajm/debate-tek-ekonomia-per-bordin-e-transparences-opozita-thellon-mungesen-e-konkurrences-ne-tregun-e-karburantit-srespektohet-kushtetuta-brace-si-eshte-percaktuar-cmimi-naftes-nga-shoqata-kartel [vi] https://shqiptarja.com/lajm/debate-tek-ekonomia-per-bordin-e-transparences-opozita-thellon-mungesen-e-konkurrences-ne-tregun-e-karburantit-srespektohet-kushtetuta-brace-si-eshte-percaktuar-cmimi-naftes-nga-shoqata-kartel [i] https://monitor.al/konflikti-ne-lindjen-e-mesme-operatoret-paralajmerojne-deri-ne-20-leke-rritje-edhe-ne-tregun-vendas/

Share this post: