TheAlbaniaTime

Çmimet i importit u ulen me 0.5% në 3-mujorin e fundit 2025

2026-03-05 - 10:54

Çmimet e mallrave të importuara shënuan ulje vjetore me 0.5 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2025. Nga të dhëna të tjera nga tregu u brendshëm kjo ulje nuk po reflektohet. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT)m Indeksi i Çmimeve të Importit arriti në 107,4 pikë krahasuar me vitin bazë 2021, duke reflektuar luhatjet e kostove të mallrave që hyjnë në vendin tonë. Ndonëse në terma të përgjithshëm vjetorë u shënua një ulje, të dhënat të detajuara tregojnë se disa sektorë specifikë kanë pësuar rritje të ndjeshme, ndryshe nga trendi rënës të energjisë apo industrisë nxjerrëse. Rritja më e lartë e çmimeve u regjistrua në aktivitetin e prodhimit të duhanit, i cili pësoi rritje vjetore me 1,3% në tremujorin e fundit 2025, i ndjekur nga prodhimi i mobileve që shënoi një rritje prej 1,2% krahasuar me vitin e kaluar. Gjithashtu, një rritje prej 0,8% u vu re në sektorin e shtypshkrimit dhe rigrupimit të mediave, duke treguar një presion kostoje në këto kategori specifike të industrisë përpunuese. Në një vështrim më afatshkurtër, duke krahasuar tremujorin e katërt me atë të tretë të vitit 2025, vihet re se “Industria përpunuese” ka pasur një rritje të lehtë prej 0,1%. Brenda këtij grupi, rritjen më të lartë e ka pasur përpunimi i produkteve ushqimore, çmimet e të cilit u rritën me 0,9% brenda vetëm tre muajve. Kjo rritje e çmimeve të importit për ushqimet është veçanërisht e rëndësishme për konsumatorët, pasi ndikon drejtpërdrejt në kostot e jetesës. Përveç ushqimeve, në këtë periudhë tremujore u rritën edhe çmimet e mobileve me 0,6% dhe ato të pajisjeve elektrike me 0,5%. Këto lëvizje vijnë në një kohë kur sektorë të tjerë si metalurgjia apo lëkura pësuan rënie, duke krijuar një panoramë të larmishme të ekonomisë. Ndërsa energjia elektrike dhe gazi shënuan uljen më të madhe vjetore me 4,1%. Gjithashtu seksioni i furnizimit me ujë dhe menaxhimit të mbeturinave, me një ulje prej 0,8%, si dhe industria nxjerrëse, e cila pësoi një rënie prej 0,5% në çmimet e saj të importit. Edhe brenda industrisë përpunuese, e cila mban peshën kryesore të importeve me 94,0%, pati një rënie të lehtë prej 0,3%. Në këtë kategori, produktet që u liruan më shumë ishin ato të konfeksionimit të veshjeve me një rënie prej 1,5%, të ndjekura nga metalurgjia me 1,1% dhe prodhimi i kauçukut dhe plastikës me 1,0%. Gjithashtu, kosto më të ulëta u vërejtën edhe te përpunimi i tekstileve (-0,9%) dhe prodhimi i pijeve (-0,8%).

Share this post: