Mbi 1.4 mld euro nga diaspora në Kosovë, vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra
2026-03-19 - 12:51
Remitencat vazhdojnë të mbeten një ndër shtyllat kryesore financiare për ekonominë e Kosova. Gjatë vitit 2025, qytetarët që jetojnë jashtë vendit kanë dërguar gjithsej rreth 1.4 miliardë euro, duke dëshmuar edhe një herë varësinë e madhe të vendit nga diaspora. Pjesa dërrmuese e këtyre të ardhurave vjen nga Gjermania, e cila kryeson bindshëm me 547.4 milionë euro, apo 39% të totalit. Ky dominim lidhet drejtpërdrejt me numrin e madh të emigrantëve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në këtë shtet. Në vendin e dytë renditet Zvicra me 250.2 milionë euro apo 18%, duke mbetur një tjetër burim kyç i remitencave. Ndërkohë, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ardhur 102.5 milionë euro ose 7%. Kontribut të konsiderueshëm kanë dhënë edhe vende të tjera evropiane si Austria me 59.3 milionë euro (4%), Italia me 54.3 milionë euro (4%), si dhe Franca, Suedia dhe Belgjika, secila me rreth 3% të remitencave. Ndërkohë, remitencat nga Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia përbëjnë pjesë më të vogël, por ende të rëndësishme në totalin e përgjithshëm. Të dhënat e publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës tregojnë se remitencat vazhdojnë të jenë një burim jetik për konsumin familjar dhe stabilitetin ekonomik në vend.