Lirohet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Doganave Gent Gazheli, kush e zëvendëson
2026-01-28 - 12:22
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të zhvilluar ditën e sotme, janë miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore. Këshilli i Ministrave njoftoi se ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave të Gent Gazheli. Sipas vendimit të qeverisë zoti Gazheli emërohet Zëvendësministër i Mjedisit. Z. Besmir Beja emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganave. Më herët, z. Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave. Ndërkohë, z. Gentian Kerri emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave.
Share this post: