LAJMI I FUNDIT/ Aksident në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, kamioçina del nga rruga, humb jetën 50-vjeçari
2026-01-28 - 20:51
Rreth orës 20:55, në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e përroit”, në fshatin Salari, automjeti kamioçinë që drejtohej nga shtetasi A. Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga shtetasi A. Ç., ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje
Share this post: