LAJM I FUNDIT/ Lëkundje tërmeti në Elbasan
2026-02-24 - 19:04
Lëkundje sizmike janë regjistruar vetëm pak momente më parë në qytetin e Elbasanit. Raportohet se lëkundjet kanë qenë në masën 4.3 ballë të shkallës Rihter, ndërsa kanë pasur thellësi prej 13 kilometrash. Lëkundjet janë regjistruar 6 kilometra në veri-perëndim të Lushnjes dhe 37 kilometra në jug-perëndim të Elbasanit.
Share this post: