Kulla tek Shtëpia e Fëmijëve “Zyber Halluli”, ja projektet bashkë me Korpusin e Inspektorateve
2026-01-29 - 10:12
Pesë kompani po prezantojnë këtë të enjte projektet e tyre lidhur me garën për Korpusin e Inspektorateve dhe Shtëpisë së re të fëmijëve “Zyber Hallulli” që Korporata Shqiptare e Investimeve synon ta zhvillojë në bashkëpunim me privatët. Kompanitë kanë kaluar fazën e parë dhe në këtë fazë të dytë po ndalen në specifika. Projekti parashikohet të realizohet nëpërmjet instrumentit të sipërmarrjes, ku partneri privat do të financojë ndërtimin e dy objekteve publike, Korpusit të Inspektorateve dhe Shtëpisë së re të fëmijëve “Zyber Hallulli”, ndërsa në këmbim do të ketë të drejtën të zhvillojë një pronë tjetër për përdorim multifunksional, në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave. Ky instrument është zgjedhur pasi ofron vlerën më të lartë zhvillimore për pronën, duke mundësuar optimizmin e saj për përdorim publik dhe privat në mënyrë efikase dhe të qëndrueshme. Ky projekt zhvillohet në dy hapësira e para zona ekzistuese e Shtëpisë së Fëmijëve sot dhe zona e dytë ku do të zhvendoset tashmë kjo shtëpi ku ndodhen disa shtëpi familjare në rrugën Gramoz Pashko. Projektet Bashkimi i Subjekteve “DIAGONAL PROJEKTIM & ZBATIM + ASL shpk” me nënkontraktor të specializuar Projektues Carrilho da Graca Arquitectos Përfaqësuesi i kompanisë detajoi projektet që do të zënë vend në dy hapësira. Në hapësirën e parë ku sot ndodhet ekzistuese e fëmijëve dhe Inspektorati do të ndërtohen tre kulla. “Kullat fillojnë nga një hapësirë e gjelbër kopshti. Janë tre kulla dhe marrëdhënia e tyre është në kontekst me gjithë zonën me liqenin, palët qytetin. Tensioni ndërmjet tyre na sjell një hapësirë boshllëku ndërmjet tyre dhe kjo pjesë është e organizuar në mënyrë që të ndajë pjesën rezidenciale nga ajo e zyrave. Do të ketë katër nivele parkimi, zonë tregtare dhe zonën e gjelbëruar me ndriçim natyral. Lart fare në ndërtesa përpiqem të vendos diçka që të jetë për përdorim publik. Ndërkohë lidhur me shtëpinë e re të fëmijëve ajo gjendet brenda kësaj hapësire ku kemi dhe shtëpi dhe ideja është që këtu të krijohet një hapësirë e mbrojtur mirë dhe e gjelbër. Brenda do të gjejmë ndërtesën kryesore që do të jetë i lidhur me rrugën kryesore. Do të kemi 8 vila të veçanta dhe një hapësirë që lidh ndërtesat me njëra-tjetrën. Janë 6 shtëpi dhe në pjesën e sipërme kanë panele. Shtëpitë janë prej druri dhe brenda këtij parku që krijohet mes tyre është një pjesë trotuari dhe me bar në dy anët e tij. Bashkimi i Subjekteve “BE-IS”shpk & “CEBRA Arkitekter A/S” me nënkontraktor të specializuar LOFT Architects dhe Superflex Studio Për këtë projekt ne propozojmë mesazhin “Lule”. E propozojmë këtë koncept sepse po bëjmë shtëpinë e fëmijëve por dhe konceptin e ndërtimeve në formën e një lule. Nga kërcelli që janë ambiente të përbashkëta dalin shtëpizat dhe pastaj kemi gonxhen që është ndërtesa kryesore në tre nivele e para në nivel rruge dhe aty është palestra dhe më pas pjesën e kuzhinë dhe të ngrënës dhe në pjesën e sipërme administratën. Duket si një fshat me ndërtesa të vogla që qëndrojnë krah njëra tjetrës. Pra edhe pse lidhen për arsye funksionale duket sikur është një fshat për fëmijë. (Korpusi)Duke lëvizur në pjesën hapësirës ngjitur do të vini menjëherë re që konfiguracioni është njësoj si pjesa e lules me petale. Pjesa e qendrës është një shesh gjashtëkëndësh dhe më pas petalet. Kemi një kullë të lartë të mesme të ulët. Krijohet një lidhje nga rruga. Propozojmë që të bëhet një bletë gjigande në qendër si park qendror mes tre kullave me një sistem blloqesh 6 këndore. Ndërtesat mund të përfshijnë shumë funksione pjesa e poshtme e dedikuar për komunitetit por edhe tarracat. Ne Perditesim .....