Konflikt mes katër personash në një servis makinash në Korçë, një i plagosur me thikë
2026-03-28 - 09:51
Një konflikt ka ndodhur brenda një servisi makinash në lagjen 10 të Korçë mes katër personash. Sipas informacionit paraprak, njëri prej tyre është plagosur me thikë dhe është dërguar me ambulancë në spital. Mësohet se edhe të tjerët kanë marrë lëndime, por rrethanat e sakta të ngjarjes nuk janë ende të qarta.
Share this post: