TheAlbaniaTime

Koha ideale për të vizituar Bregdetin Amalfit

2026-03-14 - 15:24

Me qytetet e tij me ngjyrë të bardhë përgjatë brigjeve e pyllëzuara, gatimin e mrekullueshëm, kopshtet aromatike me agrume dhe plazhet elegante të mbështetura nga shkëmbinj spektakolarë mbi det, Bregdeti i Amalfit është një nga pikat më tërheqëse të çdo udhëtimi në Itali. Megjithatë, ka edhe një anë tjetër: sot pothuajse e gjithë bota e njeh këtë sekret dhe kjo zonë e vogël tejmbushetme vizitorë në periudhat kulmore. Çdo stinë, megjithatë, ka hijeshinë e vet, me avantazhe dhe disavantazhe për të udhëtuar në periudha të ndryshme të vitit. Në sezonet më të ngarkuara, përfshirë verën dhe Pashkët, çmimet janë të larta dhe turmat të shumta, por atmosfera është festive dhe ende mund të gjenden qoshe të qeta larg pikave më turistike. Udhëtimi në sezonin e ulët sjell mot më të paparashikueshëm, por edhe çmime më të ulëta dhe ndjesinë se bregdeti u është kthyer sërish banorëve vendas. Me pak planifikim, sfidat mund të menaxhohen më lehtë se kthesat e rrugës së famshme bregdetare të rajonit. Ja një udhëzues sipas stinëve për kohën më të mirë për të vizituar Bregdetin Amalfit. Vera dhe Pashkët janë sezonet kulmore, me numrin më të madh të turistëve dhe mot të ngrohtë me diell. Korriku dhe gushti janë muajt më të nxehtë dhe më të ngarkuar. Muajt ndërmjet sezonit (prill, maj, tetor dhe nëntor) kanë mot më pak të parashikueshëm, por ofrojnë mundësi për akomodim më të lirë, më pak turma dhe aktivitete në natyrë pa vapë të madhe. Dimri ofron një përvojë shumë më të qetë në Bregdetin Amalfit, por reshjet janë më të shpeshta dhe temperaturat më të ulëta. Korriku dhe gushti janë muajt më të nxehtë Nëse kërkoni temperatura të larta, diell dhe jetë plazhi, kjo është periudha ideale. Gushti është muaji më i nxehtë, me temperatura mbi 30°C, ndërsa korriku është pothuajse po aq i nxehtë. Duhet të prisni turma të mëdha dhe trafik. Atmosfera është festive, me shumë aktivitete dhe festivale përgjatë bregdetit. Në gusht, gjatë Natës së San Lorenzos (10 gusht), njerëzit qëndrojnë në plazh për të parë yjet që bien. Maji dhe tetori janë idealë për ecje Në maj temperaturat janë rreth 20°C, natyra është e gjelbër dhe e mbushur me lule të egra. Është një periudhë shumë e mirë për të vizituar zonën pa turmat e zakonshme. Në fillim të vjeshtës temperaturat janë të ngjashme, por deti është më i ngrohtë pas verës. Tetori është një kohë shumë e mirë për shëtitje në shtigjet panoramike të bregdetit. Prilli dhe nëntori kanë më pak turma Në prill temperaturat variojnë nga 13°C në 20°C dhe fshatrat janë më të qetë. Përjashtim bën java e Pashkëve, kur turistët janë të shumtë. Në nëntor temperaturat janë rreth 13°C–18°C. Edhe pse qytezat janë më të qeta dhe lundrimet me tragete më të kufizuara, jeta lokale vazhdon normalisht. Fillimi i qershorit dhe shtatori janë alternativa shumë të mira Temperaturat janë nga 20°C në 27°C. Fillimi i qershorit është një kohë shumë e mirë për të vizituar përpara se të mbërrijnë turmat e verës. Në shtator deti është më i ngrohtë dhe turizmi mbetet i gjallë, por më pak i mbushur se në korrik dhe gusht. Dhjetor–mars është periudha më e lirë Dimri është koha më ekonomike për të vizituar Bregdetin Amalfit. Moti është i paparashikueshëm dhe reshjet më të shpeshta, ndërsa shumë klube plazhi janë të mbyllura. Megjithatë, gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri zona merr një atmosferë festive me procesione, skena të lindjes së Krishtit dhe fishekzjarre përgjatë bregdetit. Nëse vendosni ta vizitoni në dimër, vishuni me shtresa dhe shijoni mundësinë për ta eksploruar bregdetin në qetësi, larg turmave të turistëve. / LP

Share this post: