TheAlbaniaTime

Kadastra digjitale, vendimet e legalizimit do të dërgohen në e-Albania

2026-02-11 - 10:26

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka ndërmarrë një hap të ri në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve, duke mundësuar që vendimet për legalizimin e ndërtimeve informale t’u dërgohen qytetarëve drejtpërdrejt në profilin e tyre në platformën e-Albania. Sipas njoftimit, dokumenti përkatës do të mbërrijë menjëherë në telefon ose kompjuter, duke eliminuar nevojën për paraqitje fizike në sportele, pritje në radhë apo dërgim përmes shërbimit postar. Ky ndryshim synon të përshpejtojë procedurat dhe të rrisë sigurinë në dorëzimin e dokumentacionit zyrtar. Ndër përfitimet kryesore të këtij shërbimi përmenden rritja e sigurisë në dorëzimin e vendimeve, shkurtimi i kohës për pajisjen me titullin e pronësisë, si dhe thjeshtimi dhe rritja e transparencës së procesit për qytetarët. Në këtë mënyrë synohet shmangia e radhëve dhe burokracive, ndërsa procedurat do të zhvillohen në kohë reale. Digjitalizimi i shërbimeve të Kadastrës konsiderohet pjesë e reformës për modernizimin e administratës publike, me qëllim ofrimin e aksesit më të shpejtë dhe më efikas në dokumentet e pronësisë për qytetarët.

Share this post: