Juria shpall dy projekte fituese për Shtëpinë e re të Fëmijëve dhe Korpusin e Inspektorateve
2026-01-29 - 16:53
Juria zgjodhi këtë të enjte projektin fitues për Shtëpinë e re të Fëmijëve dhe Korpusin e Inspektorateve. Ndryshe nga herët e tjera, juria vlerësoi që projekti fitues të ishte një kombinim i dy projekteve të ndryshme: njëri për Shtëpinë e Fëmijëve dhe tjetri për Korpusin e Inspektorateve. Konkretisht per shtepine e femijeve u perzgjodh prezantimi nga Shoqëria “PROGEEN l.l.c” me nënkontraktor të specializuar Taller Hector Barroso + Studio B&L l.l.c + Doriana Bleta + Agim Seranaj + Ardian Paci. Çfare parashikon: Edhe pse po punojmë për dy hapësira të ndryshme me aspektet e tyre specifike secila prej tyre na tregon kontekstin për ndarjen por dhe shanset për secilën. Në këndvështrimin tonë shtëpia e fëmijës nuk është thjesht godinë apo institucion por është një shtëpi e vërtetë duke pasur parasysh aktorët e përfshirë në këto hapësira. Në rastin e shtëpisë së fëmijëve duam të jetë përtej fëmijëve dhe administratës por të përfshijë edhe komunitetin për një zgjidhje më të plotë. Kemi një kontekst i formësuar nga vila me pak kate, projekti jonë ka sjellë këtë shkallë mes dy aspekteve dhe diferencën mes rrugës dhe rrugicës pas rrugicës. Ne fillojmë me oborrin që në mënyrë kolektive formëson jetën në këtë kampus. Shtëpitë lidhen me njëra tjetrën duke ruajtur individualitetin dhe janë të pavarura. Organizimi mundëson ndriçim natyror dhe lejon më shumë lëvizshmëri dhe ndërveprim më lozonjar. Kemi oborre që ndërveprojnë duke u shkrirë. Pra këto oborre ofrojnë hapësirë për aktivitetet dhe kanë mundësi të luajnë gjatë gjithë vitit. Ka bibliotekë një hapësirë ku studiohet, zyrat administrative. Nderkohe qe per zhvillimin e Korpusit te Korporatave u perzgjodh Shoqëria “MOTUS” shpk, me nënkontraktor të specializuar “Asab” shpk + Son Engineering & Construction + Rojkind Arquitectos S.C + Julian Kasharaj. E cila parashikon: Pjesa e dytë është menduar për tre kulla. Secila është një notë dhe shndërrohet në kor, kulla të thjeshta, struktura të thjeshta. Njëra është pas e para është hotel dhe zyra ndërkohë që kemi urat lidhëse. Duam që mënyra sesi njerëzit hyjnë në kulla të ketë hyrje shumë të bukura. Pamjet e para një kor urban. Zhvillimi i pronës me privatin Projekti është pjesë e nismës së marrë nga qeveria për të zhvilluar pronën shtetërore në bashkëpunim me privatin ku ky i fundit do të mbajë edhe barrën e financimit. Pjesa takuese e Korporatës të Investimeve Shqiptare shkon drejt ndërtimit të institucioneve publike në këtë rast Shtëpia e re e Fëmijëve e cila do të zhvillohet në një zonë me vila në rrugën Gramoz Pashko. “Projekti parashikohet të realizohet nëpërmjet instrumentit të sipërmarrjes, ku partneri privat do të financojë ndërtimin e dy objekteve publike, Korpusit të Inspektorateve dhe Shtëpisë së re të fëmijëve “Zyber Hallulli”, ndërsa në këmbim do të ketë të drejtën të zhvillojë një pronë tjetër për përdorim multifunksional, në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave. Ky instrument është zgjedhur pasi ofron vlerën më të lartë zhvillimore për pronën, duke mundësuar optimizmin e saj për përdorim publik dhe privat në mënyrë efikase dhe të qëndrueshme” do të sqaronte më herët KISH. Kulla tek Shtëpia e Fëmijëve “Zyber Hallulli”, ja projektet bashkë me Korpusin e Inspektorateve