Importet e karburanteve, cigares dhe kafesë rritje dyshifrore më 2025
2026-03-05 - 09:05
Importet e mallrave te akcizës pësuan rritje dy-shifrore përgjatë vitit 2025, duke përjashtuar birrën e cila pësoi rënie të lehtë. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave importet e karburanteve, kafesë dhe cigareve kanë kapur nivelet më të larta pas pandemisë, me përjashtim të birrës e cila ka arritur ngopjen pas rritjes së fortë të importeve me 2024. Konsumi i karburanteve në majat pa pandemisë, importet rritje me 12.7% Sasia e naftës dhe benzinës që ka hyrë në vend nga importi gjatë vitit të kaluar arriti në 740,863 ton, niveli më i lartë i historik. Ky trend rritës vjen pas një periudhe luhatjesh, ku viti 2022 shënoi pikën më të ulët me rreth 556,653 ton, për t’u pasuar nga një rimëkëmbje graduale në vitet 2023 dhe 2024. Vetëm gjatë vitit 2025 importet u zgjeruan me 83,300 tonë, ose prej 12.7%. Kjo rritje e fortë e importeve të karburanteve i atribuohet kryesisht intensifikimit të lëvizjeve në transportin rrugor. Zgjerimi i sektorit të ndërtimit, projektet e mëdha infrastrukturore në të gjithë vendin dhe mbi të gjitha, sezoni turistik, kanë luajtur një rol kyç në rritjen e kërkesës. Gjithashtu, rritja e numrit të automjeteve në qarkullim ka bërë që tregu të kërkojë sasi gjithnjë e më të mëdha, duke e bërë vitin 2025 një pikë kthese për importet e larta të naftës. Në fund të vitit 2025 qarkullonin në vend mbi 1 milion mjete rrugore, duke shënuar një rekord historik. Nga këto, 847 mijë ishin autovetura. Rritje rekord të importit të kafesë për vitin 2025 Tregu i kafesë në Shqipëri ka pësuar rritje të fortë gjatë vitit 2025, duke arritur nivele historike të importeve që dëshmojnë për një konsum në rritje edhe pse çmimit e produktit në tregjet ndërkombëtare ishin në nivelet më të larta historike. Sasia e kafesë së importuar në 2025 kaloi 10,2 mijë tonë ose 18.2 për qind më shumë se në 2024. Në këtë rritje ndikimin më të fortë e kë dhënë turizmi, i cili ka rritur ndjeshëm kërkesën në sektorin e hoteleri-turizmit, ku kafeja mbetet produkti më i konsumuar nga vizitorët e huaj dhe vendasit. Cigarja rritje me 14% Gjatë vitit 2025 importet e cigareve shënuan rritje të papritur, duke thyer trendet e viteve të kaluara me një zgjerim dyshifror. importet e cigareve arritën në 3,636 ton, shifra më e lartë e regjistruar në pesë vitet e fundit. Kjo sasi përfaqëson një rritje 13.8% krahasuar me vitin 2024, teksa në terma absolutë, brenda një viti në vend kanë hyrë 442 ton cigare më shumë, duke dëshmuar për një kërkesë të shtuar në tregun vendas. Ekspertët e lidhin këtë rritje me disa faktorë kryesorë që kanë ndikuar paralelisht. Së pari, fluksi rekord i turistëve gjatë vitit 2025 ka rritur konsumin sezonal, pasi vizitorët e huaj përbëjnë një masë të konsiderueshme konsumatorësh që furnizohen brenda vendit. Së dyti, forcimi i kontrolleve doganore dhe lufta ndaj informalitetit ka bërë që një pjesë e konsumit që më parë mbulohej nga tregu i zi, tani të kalojë përmes rrugëve zyrtare të importit, duke fryrë shifrat statistikore. Birra rënie me 4.5% Importi i birrës arriti pikun e saj në vitin 2024 me një rritje vjetore prej 6.9%, teksa në 2025 vërehet një stabilizim i lehtë me një rënie prej -4.6% krahasuar me vitin rekord 2024. Por sërish importet në këtë produkt janë në nivele shumë më të larta se në vitin 2021. Në total, nga viti 2021 në 2025, importi i birrës është rritur me 13.6%. Kjo rritje vjen pjesërisht edhe si pasojë e unifikimit të akcizës, e cila ka favorizuar produktet e importit kundrejt atyre vendase, duke bërë që birrat e huaja të dominojnë tavolinat e turistëve dhe konsumatorëve vendas gjatë muajve të nxehtë./ B.Hoxha Burimi: Ministria e Financave Burimi: Ministria e Financave Burimi: Ministria e Financave Burimi: Ministria e Financave