I mori secilit 2500 euro!/ U kap duke transportuar 5 emigrantë ilegalë, arrestohet 35-vjeçarja nga Rrogozhina
2026-02-15 - 10:17
Një 35-vjeçare është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Relay”, pasi dyshohet se transportonte emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht drejt vendeve të Bashkimit Europian. Sipas strukturave të Policia e Shtetit, operacioni u finalizua nga specialistët e Hetimit të Trafiqeve në bashkëpunim me DVP Lezhë, pas marrjes së informacioneve për aktivitetin e paligjshëm.
Share this post: